Aktualitet

Po punojmë për datën e konferencës për Shqipërinë dhe M.Veriut: Shteti i së drejtës thelbësor për në BE

Po punojmë për datën e konferencës për

Sekretarja e Portugalisë për Çështjet e Europës, Ana Paula Zacarias dhe zëvendës presidenti i Këshillit Evropian, Maros Sefcovic e vunë theksin tek shteti i së drejtës dhe se po punohet për një zgjidhje të përbashkët në BE për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut lidhur me çështjen e negociatave. Në konferencën për shtyp Zacarias tha se diskutimet do të vijojnë për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ndonëse ende nuk ka një datë.

Ana Paola Zacarias:

Ne diskutuam për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, çështjen e anëtarësimit. Por përpiqemi për një zgjidhje të përbashkët, që dy vendet të nisin procesin e anëtarësimit. Çfarë mund të them në këtë pikë, është se shteti ligjor është në qendër të procesit. Në procesin e angazhimit për afrimin drejt BE. Kjo është në qendër të metodologjisë së re, ky është thelbësor. Do e marrim në konsideratë kur të analizojmë gjithë procesin. Shpresojmë se do vazhdojmë diskutimet e debatet, për të parë nëse do të kemi konferencë ndërqeveritare për dy vendet. Por në të vërtet më duhet të përforcoj këtë mesazh, që shteti i së drejtës është thelbësor.

Ndërsa Maros Sefcovic tha se nga ana e Komisionit Europian po punohet shumë për të siguruar që konferenc e parë të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.

Mund të theksoj se nga ana e Komisionit po punojmë shumë për të siguruar që dy vendet , Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mund të zhvillojnë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjerimi është proces shumë kërkues. Ne i kemi dhënë rëndësi të veçantë shtetit të se drejtës dhe gjithë çështjeve të ndryshme që duhen vendosur në negociata dhe me ato i mbyllim kapitujt. Mendoj se shteti i së drejtës do jetë parametri kryesor për negociatat dhe duhet të dërgojmë sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor dhe sinjali më i mirë do ishte nëse zhvillohen këto konferenca, shpresojmë shumë t'i zhvillojmë në presidencën portugeze.

Portugalia është vendi që do të marrë Presidencën e radhës në BE.

*Tiranapost.al.