Aktualitet

Po bien orteqe në Theth, banorët e zonës: Kemi 15 ditë të izoluar, as Bashkia as Emergjencat nuk reagojnë!

Po bien orteqe në Theth, banorët e zonës: Kemi 15 ditë

Reshjet e dëborës në Theth kanë shkaktuar bllokim të rrugëve, duke izoluar dhe dhjetëra banorë që jetojnë atje. Një prej banorëve të zonës shpreh shqetësimin e tij duke thënë se situata me reshjet e dendura të dëborës dhe bllokimin e rrugës vijon prej 15 ditësh dhe se nuk është marrë asnjë masë. Për Report Tv ai thotë se po bijnë orteqe, ndërsa denoncon heshtjen e Bashkisë së Shkodrës dhe Emergjencat civile

Banori:

'Kemi 15 ditë që jemi të bllokuar, nuk merr masë as Voltana Ademi dhe as Emergjencat Civile. Kur flasin për zonat e përmbytura të Shqipërisë, edhe pse zonat malore janë të bllokuara. Me Ramën asnjëherë nuk folën për aksin rrugor të Thethit, ato thonë që në thonë se akset janë të hapura, por kjo nuk është e vërtetë. Nuk e di pse nuk marrin masa për këtë zonë. Ne jemi në këtë zonë dhe nuk kemi rrugë, siç po e shikoni vetë dhe shikoni ku orteqet po bien te pjesa e Ezercës. Situata është shumë e keqe. Asnjëherë nuk janë marrë masa, është hapur rruga në muajin maj, kur i është tek bashkisë, gjynah që të mos e respektojnë këtë zonë. Kemi ngelur duke bërtitur përditë duke thirr Bashkinë dhe Emergjencat civile, do u bëjmë thirrje dhe ambasadave, njohim drejtorët e ambasadave që të na ndihmojnë se ndryshe nuk po merr masa'.

Po bien orteqe në Theth, banorët e zonës: Kemi 15 ditë

Trashësia e dëborës në Theth ka arritur në 30 centimetër. Banorët e zonës thonë se nëse rrugët do ishin të hapura do ishte një periudhë e mirë për turizëm malorë.

Thethi po ‘vuan’ nga dëbora, ndërkohë që pjesë të tjera të vendit po përballen me situatën e vështirë nga reshjet e dendura të shiut, që ka shkaktuar jo pak probleme në qytetet si Shkodra e Lezha, ku qindra hektarë tokë janë përmbytur. Ekipet e forcave në terren thonë se situata po vihet nën kontroll.

*Tiranapost.al.