Aktualitet

Pneumologu Mezini me Metën: Nëse kemi 800 të infektuar në ditë, duhet të bëjmë të paktën 8 mijë teste për dy arsye

Pneumologu Mezini me Metën: Nëse kemi 800 të infektuar në

Nëse kemi 800 të infektuar në ditë, duhet të bëjmë të paktën 8 mijë teste në ditë. Këtë thotë mjeku pneumolog i njohur Arjan Mezini. Duke folur live Online, ku presidenti Meta ka zhvilluar një bashkëbisedim me mjekët për situatën e pandëemisë, pneumologu Mezini tha se rritja e testimit duhet të bëhet jo vetëm për të ndërprerë zinxhirin dhe përhapjen e virusit por për të parë se ku jemi me të infektuarit, që spitalet të dinë se sa mund të presin për shtrim dhe të merren masat për përballimin.

Arjan Mezini:

Tesitmi masiv është shumë i rëndësishëm jo vetëm për ndërprerjen e zinxhirit të kontaktit, por duke pasur një numër të qartë të jemi të përgatitur. Sepse i dimë kapacitetet që kemi dhe mënyrën që shpërndahen. Duam të mos ndodhë ajo që ndodh me pacientët duke pritur në ambulancë.

Nuk ka rëndësi lloji i testit, se varet dhe nga kostot, mirë do ishte testi i shpejtë, por jam për atë që nësë kemi 800 raste duhet të tetojmë 8000 veta në ditë. Situata nuk ka dalë jashtë kontrollit. Por shifrat janë rritur.

Duke ditur numrin e qartë të të infektuarve do jemi më të përgatitur në spitale për të trajtuar pacientët.

Në takimin e zhvilluar nga presidenti Meta me mjekët, janë të pranishëm dhe personazhe të njohur si kritikë të qeverisë, si mjeku Koni, apo Erjon Dasho.