Aktualitet

Plagoset në fshatin Garunjas të Lushnjes 60-vjeçarja, i vëllai rrëfen ngjarjen

Plagoset në fshatin Garunjas të Lushnjes 60-vjeçarja, i

Një 60-vjeçare mbeti e plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në fshatin Garunjas të Lushnjes. Bajame Senej u dërgua menjëherë në spitalin e Lushnjes dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Policisë, plagosja e gruas dyshohet se është bërë për hakmarrje pas një vrasjeje të ndodhur 2 vite më parë. Gjithcka ka nisur pas një konflikti mes dy fiseve Hasalla 2 vite me parë, për një tokë bujqësore prej 2 hektarësh.

Ditën e sotme gjykata e Lushnjes dha dënimin me 35 vjet burg për Kastriot Hasallën, vëllain e Bajames që mbeti e plagosur. Ai akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla, 30 vjeç më 29 Korrik të vitit 2021. Kastriot Hasalla u vetëdorëzua në polici dy ditë pas ngjarjes ku u plagosën edhe babai i Romeos, Shaipi dhe dy vëllezërit e tij, Laerti dhe Emiljano.

Mediat kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes si dhe dëshminë e vëllait tjetër të të plagosurës, Afrim Hasalla.

“Nuk i ka marrë asnjë masat. Shaip Hasalla me djemtë. Urdhëroni. Para dy vjetëve na kanë qëlluar me armë, sot qëlluan prapë me armë. Më kanë plagosur motrën. Ishim në gjyq për këtë çështje. Mbaruam gjyqin u nisëm për shtëpi, na bënë pritë me armë. Nuk i pamë. Isha bashkë me avokatin nga Tirana. Nipi mbrapa, ishte me motrën. Unë isha me furgon para. Dëgjuam të shtënat e armëve. I thashë avokat ore po më qëllojnë nipin më duket. Kthej kokën mbrapa, nipi me shpejtësi. Ul xhamin dhe më thotë po më qëllojnë,” shprehet ai.