Aktualitet

Përshkallëzohet situata, tifozët përplasen me Policinë plagosen dy prej efektivëve

Përshkallëzohet situata, tifozët përplasen me Policinë

Situata mes tifozëve hollandezë të Feynoord dhe Policisë është përshkallëzuar këtë mbrëmje në Tiranë.

Përplasja më e madhe mes tifozëve dhe Policisë ka ndodhur në rrugën Mustafa Matohiti.

Përshkallëzohet situata, tifozët përplasen me Policinë

Qindra tifozë të cilët ishin grumbulluar në lokalet pranë zonës mjaft të frekuentuar të jetës së natës në kryeqytet mësohet se po mësynin drejt sheshit “Nënë Tereza” ku ndodhen tifozët e Romës, por janë ndeshur me rezistencën e forcave të rendit.

Përshkallëzohet situata, tifozët përplasen me Policinë

Përplasjet kanë qenë të dhunshme, ku tifozët kanë përdorur deri dhe shkopinj e gurë ndaj uniformave blu, madje raportohet se është dëmtuar dhe një polic, ndërsa është dëmtuar edhe një makinë Policie.

Përshkallëzohet situata, tifozët përplasen me Policinë

Përplasje ka patur edhe te Kryeministria, Drejtoria e Policisë së Tiranës, mes rrugës “Myslym Shyr” dhe zonës së ish-Bllokut si dhe te Hotel Hilton, pranë “Pallatit me Shigjeta” ku ndodhen të akomoduar lojtarët e Feynoord. Edhe në këto përplasje ka mbetur i dëmtuar një tjetër efektiv policie.

Përshkallëzohet situata, tifozët përplasen me Policinë

Policia ndërkaq ka shoqëruar disa prej tifozëve.

Më herët 8 tifozë që po konsumonin alkol në një prej bareve të qendër të Tiranës kanë masakruar një qytetar i cili përfundoi në spital.