Presioni publik ndaj aksidentit tragjik: Arjan Tase mund të dënohet për vrasje me dashje

E Enjte 4 Gusht 2022, 14:15
TiranaPost
Prokuroria e Vlorës pritet të ashpërsojë akuzën që do të rëndojë ndaj Arjan Tases, ish-policit Arjan Tase (të shkarkuar pas ngjarjes së rëndë) që përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë, më 2 gusht.
Sipas mediave, ndaj Tases do të rëndojë akuza e “vrasjes me dashje”, ndërsa më herët ai u akuza për “vrasje nga pakujdesia”.
Tase pritet të dalë nesër para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë dhe akuzat që rëndojnë mbi të.
Ndërkaq sot shoqëria civile do të zhvillojë një protestë për vdekjen e vogëlushes Jonada Avdia, në orën 19:00, përpara Ministrisë së Brendshme.