Aktualitet

Përplasen dy makina në Vorë, njëri shofer dërgohet në spital

Përplasen dy makina në Vorë, njëri shofer dërgohet

Një aksident raportohet të ketë ndodhur disa minuta më parë në zonën e Vorës në Tiranë. Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën ku për pasojë shoferi i njërës makinë ka mbetur i plagosur.

Mediat televizive tregojnë pamjet e shoferit të lënduar i cili është dërguar për trajtim në spital. Sipas informacioneve paraprake, pas përplasjes, makina e 40 vjeçarit me inicialet A.H ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Përplasen dy makina në Vorë, njëri shofer dërgohet

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 13.05.2021, rreth orës 17:40, në Vorë, janë përfshirë në aksident 2 mjete, ku njëra nga mjetet ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi A. H., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

*Tiranapost.al.