Aktualitet

Përplasen 4 makina në Lezhë, 2 prej tyre pjesë e eskortës së turit të Berishës

Përplasen 4 makina në Lezhë, 2 prej tyre pjesë e

Një aksident masiv është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Mamurras ku janë përplasur 4 makina. Mësohet nga raportimet mediatike se 2 nga makinat e përfshira ishin pjesë e eskortës së Turit të Berishës.

Berisha nuk ka qënë në asnjërën nga makinat të cilat u aksidentuar.

Të lënduar lehtë nga aksidenti janë 3 persona. Ata po marrin mjekim në urgjencën e Laçit.

Kujtojmë se pasditen e sotme ish-kryeministri Berisha ka mbajtur Foltoren e radhës në Kurbin.

Tiranapost.al