Aktualitet

Përgjysmohet numri i urbanëve në Tiranë

Përgjysmohet numri i urbanëve në Tiranë

Përfaqësuesit e Unionit të Transportit Publik njoftojnë se duke nisur nga dita e sotme, 18 tetor, do të përgjysmohet numri i urbanëve që qarkullojnë në kryeqytet.

Ky vendim është paraqitur për mediat me shkrim dhe sipas Unionit të Transportit, vjen si pasojë e dëmit ekonomik nga pandemia, rritjes së naftës dhe mosplotësimit të kërkesave të këtij sektori nga ana e qeverisë.

Përgjysmohet numri i urbanëve në Tiranë

Njoftimi i Plotë:

Të nderuar,
Përfaqsuesit e Unionit të Transportit Publik, ju vejnë në dijeni se pas një viti e gjysëm nga rihapja e transportit publik, ndodhemi ende në pikën fillestare ku asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë apo plotësim të kërkesave ekonomike të premtuara.

E të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit,jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapaciteit të flotës së mjeteve urbane.

Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në isntitucionet vendore dhe ato qëndrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori. Duke kërkuar mirkuptimin e qytetarve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e isntitucioneve përgjegjëse.