Aktualitet

Përballja me flakët, era vështirëson operacionet e forcave zjarrfikëse

Përballja me flakët, era vështirëson operacionet e forcave

Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e operacioneve në terren, në përballje me zjarret.

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore.

“U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet,” shkruan pak më parë edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Sipas MM, edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin po punohet për shuarjen e flakëve nga toka dhe nga ajri.

“Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat,” bëri të ditur Ministria.