Aktualitet

Për herë të parë konfirmohet vetëm një rast me Covid nga ky qytet i Veriut

Për herë të parë konfirmohet vetëm një rast me

Që nga shpërtimi i pandemisë së koronavirusit, në Shqipëri konfirmohet sot vetëm një rast infeksioni me Covid. Lajmin e ka bërë me dije ministria e Shëndetësisë, ndërsa për fat të keq një pacient i shtruar me Covid, 83 vjeç nga Tepelena ka humbur jetën. Sipas ministrisë, u kryen 1542 testime dhe vetëm një person rezultoi i infektuar me koronavirus. Ai është një qytetar nga Shkodra.

Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë.

Nuk dihet nëse situata e përmirësuar me vetë një të infektuar, do të mbledhë Komitetin e Ekspertëve për të rishikuar masat ndaj Covid, me shtyrjen e orër policiore dhe lejimin e muzikës pas orës 22:00.

Statistika (21 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 11

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 1542

Testime totale 777, 492

Raste pozitive 132,491

Raste të shëruara 129,929

Raste Aktive 107

Humbje jete 2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 36

Tiranë 31

Durrës 11

Berat 8

Lezhë 7

Elbasan 6

Dibër 3

Kukës 2

Gjirokastër 1

Korçë 1

Fier 1

*Tiranapost.al.