Aktualitet

'Peja' tërhiqet nga festa e Birrës në Korçë, gazetarja e Kosovës: Bregoviç s'ka nxitur kurrë serbët, ja kush e ka bërë

'Peja' tërhiqet nga festa e Birrës në

Debati në rrjet po vazhdon mbi ftesën e këngëtarit me origjinë nga Sarajeva, Goran Bregoviç i cili do të performojë në festën e Birrës në Korçë që nis më 18 gusht. Një këngë e tij me titull Kalashnikov, e njohur për shqiptarët ka marrë polemika të shumta e përdorur si këngë frymëzimi nga ushtarët serbë të kohës së luftës. Kjo ka bërë që shumë të kundërshtojë ardhjen e tij, kryesisht nga Kosova. Birra Peja sipas mediave të Kosovës ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e bashkëpunimit me Birrën Korça dhe është tërhequr nga festivali.

Por për gjithë situatën dhe qëndrimin kryesisht në Kosovës, edhe mes artistësh ka reaguar gazetarja shqiptare e Kosovës Una Hajdari. Korrespondentja e Organizatës Teporterët pa Kufij, thotë se akuzat ndaj këngëtarit janë të padrejta. Nga Twitteri ajo shkruan se Bregoviç nuk ka shkruar kurrë muzikë e tekste me retorikë urryese mbi Kosovën, e as ka frymëzuar dhunën e ushtarëve serbë mbi shqiptarët: Jo se nuk ka të tjerë që e bëjnë, thotë ajo.

Ajo bën thirrje për Kosovën që të ndalojë sjelljen policore mbi Shqipërinë, vetëm pse po fton në koncert një këngëtar sllav i cili nuk ka përdorur retorikë për masakra, asnjëherë!

Reagimi i plotë në Twitter:

Ndryshe nga ata që vërtetë shkruan muzikë duke bërë thirrje për masakra, Goran Bregoviç nuk e ka bërë këtë. Mediat në Kosovë dhe të tjerë pretendojnë se ushtria dhe policia serbe dëgjoi muzikën e tij, por kjo nuk do të thotë se ai frymëzoi masakrat.

Ai është një qenie njerëzore i vetëkënaqur dhe që i pëlqen të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë, nuk i kupton markat tregtare realisht ose të drejtën e autorit dhe e ekzotizon muzikën rome. Por ai nuk ka bërë thirrje për masakra.

Më kujtohet edhe një incident me Zdravko Çoliç i cili u sulmua nga mediat e Kosovës para se të shkonte në Tiranë në vitin 2014 e të performoonte. Zdravko Çoliç është standardi i artë i një muzikanti që nuk promovoi dhe nuk promovon muzikë apo besime nacionaliste.

Në Kosovë duhet të ndalohet policimi i Shqipërisë se si duhet të lidhet me artistët nga ish -Jugosllavia, veçanërisht për ata të cilët mund të kënaqen duke e ditur se ata kurrë nuk promovuan retorikë urryese.

Në përgjigje të reagimeve, artistët që shkruan këngë për të frymëzuar masakrat gjatë konfliktit në Jugosllavi janë: Baja Mali Knindza, Thompson, Ceca, Rade Jorovic, Lepi Mica, etj. Dhe një përmendje për Emir Kusturica si një kineast që ka bëeë retorika më të neveritshme.

Birra Peja njoftoi se po tërhiqet nga festivali i birrës në Korçë. Interesante, Korça dhe Peja janë ndoshta dy nga birrat më të njohura në Kosovë dhe Shqipëri kështu që patriotizmi juaj mund të vijë me një qasje të strategjisë së marketingut.

'Peja' tërhiqet nga festa e Birrës në

*Tiranapost.al.