Pasuria ngel në Vetting zv.drejtorin për Sigurinë Fizike të Personaliteteve të Larta Shtetërore

Ka ngecur në Vetting, zv drejtori për Sigurinë Fizike të PLSH-ve besim Shabani. Ai është zv drejtori për Sigurinë Fizike të Personaliteteve të Larta Shtetërore.
Në seancën dëgjimore, zv drejtorit i janë konstatuar probleme me pasurinë, lidhur me justifikimin e një shume prej 20 mijë dollarësh, për të cilat Shabani tha se ia kishte dërguar i vëllai nga Amerika. Këtë shumë sipas Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit ai e ka përdorur për të blerë një shtëpi.
Megjithatë, pretendohet se ai nuk ka provuar ligjerisht ndihmën monetare të vëllait të tij. Gjithashtu në seancë u diskutua për mosdeklarimin e Shabanit të disa përfitimeve në interesa bankare: Sipas KJV-së ai ka përfituar disa interesa bankare në vlerën e 1563 dollarësh, të cilat nuk i ka deklaruar.
Në dy kriteret e tjera, të pastërtisë së figurës dhe aftësisë profesionale Besim Shabani ka marrë vlerësimin.