Aktualitet

Pastori Akil Pano rrëfen historinë e tij të dashurisë dhe si e bëri Lindita të prishë një betim

Pastori Akil Pano rrëfen historinë e tij të dashurisë dhe si

Pastori Akil Pano është gjithnjë i pranishëm ku ka diskutime për tema të ndjeshme dhe që ngjallin i nteres publik, sidomos kur përfshihet edhe feja, në luftë ndoshta ende me shkencën. Në intervistën e fundit, ai shfaqet me bashkëshorten e tij Lindita, me të cilën ka krijuar familje prej vitesh.

‘Linda ndryshon nga unë, duket sikur jemi dy anët e një medalje. Lindën e tërheq dita me diell, mua me re. Linda është tip aventuriere, sociale, unë jo. Pra më pëlqen më shumë rehatia, ideja e të qëndruarit vetëm'.

Pastori Akil Pano rrëfen historinë e tij të dashurisë dhe si

Pastor Akili thotë se Lindita e bëri të prishë betimin e tij mes shokësh se nuk do të martoheshin dhe do të shijonin beqarinë. Pastori tregon:

“E theva betimin tim të parë sepse besoj çdo djalë, i cili do të kishte sytë e mi dhe zemrën time në ato momente, të cilat përshkroheshin nga prania e Lindës, natyrisht çdo kush do ta thyente betimin. Ishim disa djem kishim bërë një pakt, që hajde ta shijojmë beqarinë jo në kuptimin e vulgaritetit. Por si kryetari i zgjedhur nga gjithë çunat që ishim si krenarë për maskulitetin unë isha i pari që e theva".

Lindra përfundon historinë e thyerjes së betimit:

"Kishte një shenjë që tregonte nëse do e thyente betimin, shenja ishte që do hiqte mjekrën. Dhe në dhjetor 1993 ai hoqi mjekrën. Të nesërmen doli pa mjekër dhe të gjithë e shikonin me çudi".

Bashkëshortja e tij Lindita Pano ka treguar edhe një ‘dobësi’ të pastorit. Ato janë komentet në rrjetet sociale, që siç thotë ajo në disa raste ndikojnë edhe në gjendjen e tij të humorit.

“Mërzitem shumë, po Linda është inkurajim i madh”, tregon ai. Ndërsa bashkëshortja Lindita thotë: “I merr nganjëherë më shumë seriozisht se sa duhet”.

Nuk janë të pakta debatet mes tyre, për shkencën dhe fenë. por siç thonë ata nuk ka ndikuar për imponim ndaj fëmijëve të tyre.

Intervista në ABC News. Kliko këtu për të parë videon.

*Tiranapost.al.