Aktualitet

Pasagjerët që do të shkonin në Dubai nga Rinasi, transportohen për t’u nisur nga aeroporti i Podgoricës

Pasagjerët që do të shkonin në Dubai nga Rinasi,

Në kushtet që fluturimet komerciale do të rifillojnë nesër nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, pasagjerët të cilët ishin planifikuar për t’u nisur ditën e sotme drejt Dubait, do të transportohen me autobusa drejt Podgoricës ku do të marrin avionin drejt destinacionit të tyre.

Akordi me aeroportin malazez është arritur ditën e sotme, pasi greva e kontrollorëve të AlbControl-it, ka bllokuar qarkullimin normal ajror në territorin e Republikës së Shqipërisë. Avioni do të niset drejt Dubait nga Podgorica në orën 18:30.

Kujtojmë se ditën e sotme do të lejohen vetëm fluturimet emergjente në Aeroportin e Rinasit, mes tyre do të mbërrijë dhe dërgesa e vaksinave anti-COVID që u bllokua ditën e djeshme.

Tiranapost.al