Aktualitet

Pas shpërthimit të Bashës në Kuvend, Rama: Mos u bëj si ai i foltores!

Pas shpërthimit të Bashës në Kuvend, Rama: Mos u bëj si

Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij me një mesazh për Lulzim Bashën, pas shpërthimit të këtij të fundit ndaj deputetit socialist Eduard Shalsi.

Rama i kujton Bashës se nuk mund të vendosë kujën në Kuvend. “Ta kam thënë disa herë publikisht, por edhe personalisht, mos imito ato të foltores, sepse origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja”, referuar ish-liderit demokrat Sali Berishës. Ky i fundit ka nisur turneun nëpër Shqipëri pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Së pari, një shprehje keqardhje për atë lokorenë, në vend të mirëmëngjesit. Pas ardhjes i fundit këtu, z. Lulzim, dhe ta kam thënë disa herë publikisht, por edhe personalisht, mos imito ato të foltores, sepse origjinali është gjithmonë më i besueshëm se kopja. Sa më shumë klith, si ai i foltores, aq më shumë dukesh personazhi i qajtores. Një burrë që vë kujën me fjalë të cilat si prind u thua përditë fëmijëve të tu se nuk përdoren asnjëherë, dhe e bën këtë në mes të 139 burra e grave të tjerë dhe në sy të kushedi sa tjerëve që na ndjekin, është një burrë në pikë të hallit. Megjithatë, hallin që ke sado ta qajmë nuk ta zgjidhim dot. Duke ju referuar atyre që u thanë këtu, meqë u soll FMN, FMN e kam këtu përpara në deklaratën, në përfundim të misionit dhe po e citoj ‘Ekonomia e Shqipërisë ka treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme pas tërmetit dhe pandemisë. Pas vitit të vështirë 2020 aktiviteti ekonomiko po ringrihet fuqishëm’”, tha Rama

Kurse fjalën e mbylli sërish me një mesazh pr Bashën: "Nuk mundesh ti të bëhesh goja më e shthurur e këtij parlamenti. Për mua që të kam konsideruar mik, është fyese."