Pas protestës, PD përjashton përgjithmonë 8 anëtarë dhe pezullon 20 të tjerë

E Martë 11 Janar 2022, 08:50
TiranaPost
Mbledhja e kryesisë së PD-së që ka nisur dje në mbrëmje në orën 19:00 dhe ka përfunduar në 03:30 të mëngjesit të sotëm ka përjashtuar përgjithmonë nga partia Sali Berishën. Bashkë me të janë përjashtuar përgjithmonë edhe 8 anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit
Në mbledhje është vendosur përjashtimi për 7 anëtarët të Komisionit të Rithemelimit:
Bujar Nishani
Flamur Noka
Albana Vokshi
Edmond Spaho
Arben Ristani
Klevis Balliu
Kletis Kruja
Po ashtu janë pezulluar:
Agron Shehaj
Aldo Bumçi
Belind Kelliçi
Blendi Himci
Çlirim Gjata
Edit Harxhi
Edi Paloka
Eno Bozdo
Ervin Minarolli
Gent Deromemaj
Genc Pollo
Genti Strazimiri
Rigels Mucollari
Ivi Kaso
Ledina Mandia
Luan Baci
Lorenc Luka
Mimoza Hajdarmataj
Oerd Bylykbashi
Tritan Shehu