Aktualitet

Pas mjekëve do vaksinohen policët: Përgatitet lista me më të rrezikuarit, si bëhet ndarja

Pas mjekëve do vaksinohen policët: Përgatitet lista me më

Punonjësit e policisë janë kategoria e dytë që do të vaksinohen kundër koronavirusit. Ata janë të dytët pas mjekëve të cilët nisën sot të vaksinohen, si kategoria më e riskuar nga virusi.

Në kategorinë e punonjësve të policisë, të parët janë ata që nuk e kanë kaluar ende virusin dhe bëjnë pjesë tek grumposha më e rrezikuar nga infektimi, ndërsa më pas edhe me mbërritjen e dozave të tjera të vaksinës që pritet të mbërrijnë javët në vijim do të vaksinohen të gjithë. Mediat televizive tregojnë se drejtoritë vendore dhe komisariatet kanë përgatitur listat me emrat e policëve që do të vaksinohen të parët.

Pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, ka pasur raste të policëve, të cilët u infektuan dhe e kaluan. Mes tyre dhe kryepolici Ardi Veliu. Vaksina e Pfizer nuk do të jetë me detyrim për asnjë kategori.

Pritet që pas tyre të vaksinohen të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike që rrezikojnë nga infektimi.

Edhe kryeministri Rama e bëri vaksinën sot, siç deklaroi ai vetëm për të treguar se vaksina është e sigurtë dhe se nuk duhet të merren parasysh teoritë konspirative.

*Tiranapost.al.