Aktualitet

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes, kreu i SPAK: Ky është vetëm fillimi!

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes, kreu i SPAK: Ky

Kreu i SPAK Arben Kraja u shpreh se ky nuk është fundi, por vetëm fillimi, duke iu referuar 28 arrestimeve të operacionit "Shpirti" dhe arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe.

“Nuk është fundi, është fillimi. Do të vazhdojmë me të njëjtat përparësi. Pastrimi i parave, lufta kundër abuzuesve të fondeve publike janë prioriteteve tona”, u shpreh kreu i SPAK në eventin e organizuar për drejtësinë, “Forcimi i drejtësisë penale”.

“Byroja Kombëtare e Hetimit është drejt përfundimit grupi i parë nis punën dhe grupi i dytë besoj se deri në fund të vitit të jetë gati. Nisur nga numri i miratuar i grupit të Byrosë së Hetimit është e rëndësishme që të mendohet për hapësirën e tyre. Besoj se do të kemi punë për të bërë sidomos në raportimin e të dhënave. Në raport me të ardhmen kemi shumë punë për të bërë por me vullnetin e të gjithë prokurorëve do të mund t’ja dalim. Bashkëpunimi do të vijojë me të gjithë institucionet”, shtoi Kraja.