Aktualitet

Pas akuzës për kthim vështrimi drejt Turqisë, Rama nga Brukseli: Duket si dhimbje por nuk ka asgjë që krahasohet me Europën

Pas akuzës për kthim vështrimi drejt Turqisë, Rama nga

Kritikat e kryeminsitrit Rama për BE-në për shkak të qasjes ndaj vaksinave anti-Covid, u komentuan në formë akuzash se po hidhej vështrimi i Shqipërisë drejt Turqisë. Por sot kreu i qeverisë në konferencën nga Brukseli me krerët e Politikës së Jashtme të BE dhe për Zgjerimin tha se asgjë nuk krahasohet me Europën: Nuk kemi devijuar kurrë nga politika e sigurisë në BE.

'Duket si dhimbje por nuk ka asgjë që krahasohet me Europën. Jam i lumtur që të dëgjoj drejtpërdrejtë nga ju këtu atë që kemi dëgjuar nga ju, ndërsa theksohet nga ju, se Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet të bënte për çeljen e konferencën. Ne e kemi bërë punën tonë. Ne jemi përherë shumë të vëmendshëm që të dëgjojmë komisionin, pasi ai është mekanizmi më i lartë vlerësues mbi bazat faktike të progresit të një vendi. Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia, shpresoj shumë fortë që plani për investimin në Ballkan, i prezantuar nga Varhely, është një instrument i dobishëm për të forcuar bashkëpunimin tonë, për të bërë të ardhmen tonë më të mirë. E përsëris, ne nuk i bejmë këto reforma se na i kërkoni ju që t’i bëjmë. Por këto reforma janë ato ç'ka iu detyrohemi fëmijëve tanë, ndaj BE është një bekim për një fëmijët tanë. Nuk ka asgjë që mund të krahasohet me të ardhmen e fëmijëve tanë. Nuk kemi devijuar kurrë nga politika e sigurisë në BE.

*Tiranapost.al.