Aktualitet

Pas 48 orësh, nxirren të pajetë nga miniera e Dibrës dy punëtorët dhe inxhinieri

Pas 48 orësh, nxirren të pajetë nga miniera e Dibrës dy

Pas humbjes 48 orëshe të kontaktit me jashtë, ngjarja e Dibrës ka përfunduar në mënyrë tragjike. Janë nxjerrë pak minuta më parë të pajetë tre trupa nga miniera e Selishtës.

Ata i përkasin dy punëtorëve dhe një inxhinieri.

Të pajetë nga miniera janë nxjerrë inxhinieri Ismail Hoxha, 62 vjeç, si dhe Fatos Cesku, 55 vjeç, dhe Rruzhdi Rushiti, 29 vjeç.

Dyshimet e para janë se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë nga gazi.