Stuhia Eowyn ka goditur Britaninë e Madhe. Shkollat dhe hekurudhat janë mbyllur.
Fluturimet nga aeroportet e Glasgow, Edinburg dhe Dublin janë anuluar.
Reth 4.5 milionë njerëzve në pjesë të Irlandës së Veriut dhe Skocisë iu dërgua një alarm urgjent në telefonat e tyre celular të enjten në mbrëmje. Ndërkohë, Irlanda e Veriut është e përgatitur për erërat më të forta që nga viti 1998, tha policia.
“Sistemi i alarmit të urgjencës do të dërgojë një mesazh për çdo telefon të përputhshëm në zonat më të rrezikuara”, paralajmëruan autoritet.