Papa Françesku kritikon Trumpin dhe Harrisin: Votuesit duhet të zgjedhin të keqen më të vogël
E Premte 13 Shtator 2024, 21:38
TiranaPost
Papa Françesku ka kritikuar ashpër Donald Trump dhe Kamala Harris teksa e përshkroi zgjedhjen që votuesit amerikanë duhet të bëjnë, si zgjedhje e të keqes më të vogël. Ai i konsideroi politikat anti-emigrante të ish-presidentit Donald Trump dhe mbështetjen e Zëvendës Presidentit Kamala Harris për të drejtat e abortit si të dyja kundër jetës.
“Qytetari duhet të zgjedhë të keqen më të vogël nga dy të këqijat. Kush është më e vogla nga dy të këqijat? Ajo zonjë apo ai zotëri? Nuk e di”, tha Papa Françesku gjatë një konference për shtyp.
“Të largosh emigrantët është diçka e tmerrshme. Të largosh një fëmijë nga barku i nënës është një atentat, sepse ka jetë. Duhet të flasim qartë për këto gjëra”, tha ai.