Aktualitet

Pa kaluar 12 orë nga 1 milion dollarë u bënë 2 milionë lekë!

Pa kaluar 12 orë nga 1 milion dollarë u bënë 2 milionë

Pas postimit të djeshëm të gazetarit dhe analistit Lutfi Dervishi, mbi lajmin e arrestimit të ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi, në një tjetër status sot Dervishi shkruan:

“Lajmi parë (i madhi fare) është që abuzimi është 1 milionë dollarë!

Lajmi dytë pa kaluar 12 orë është që abuzimi është 2 milionë lekë! (Nga 1 milionë dollarë në 2 milionë lekë?! Çfarë ndodhi?! Apo ditë me shi dhe "hynë në ujë"?

Si do të jetë "lajmi" 3-të pas 24 orësh?!”.

Pa kaluar 12 orë nga 1 milion dollarë u bënë 2 milionë

Në njoftimin e djeshëm të SPAK shkruhej se Gëllçi akuzohet për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Nuk sqarohet se për cilin tender bëhet fjalë. Vetë SPAK nuk ka dhënë detaje. Kanë qenë mediat ato që dje shkruanin se bëhet fjalë për një abuzim 1 milionë dollarë, e sot se bëhet fjalë për 2 milionë lekë.

Bashkë me Gëllçin akuzat bien edhe mbi tre punonjës identiteti i të cilëve ende nuk dihet, vetëm inicialet janë bërë publike.

Pa kaluar 12 orë nga 1 milion dollarë u bënë 2 milionë
Lutfi Dervishi