Aktualitet

'Pa emigracionin Shqipëria do ishte një e vdekur klinike, loja politike me shifra të larguarish e neveritshme'

'Pa emigracionin Shqipëria do ishte një e vdekur klinike, loja

Në prezantimin e programit Shqipëria e ardhmja, emigracioni e shkuara, kryeministri Rama tha se krahas regjimit komunist, qeverisja e gabuar në periudhën e tranzicionit e la Shqipërinë të prapambetur. Përmendi reformat dhe tha se po të ishin bërë 27 vite më parë, sot nuk do të flitet për ujë të pijshëm, për drita etj.

'Ikja e trurit është shqetësim kombëtar edhe në Kroaci, për të mos përmendur vende që sot janë në BE. Të mo harrojmë se numrat e ikjeve do kishin qenë patjetër. Po të mos kishte pasur 97, 98 apo të mos ishin hapur korridoret e kalimit nga Siria dhe gjetke, krijuan idenë e gabuar se Gjermania kishte hapur dyert edhe me në'!

Rama shtoi se loja politike me shifra emigracioni nga opozita, me premtimin se largimi i qeverisë do sjëllë emigrantët eshtë neveri dhe sekëlldi. Ndërsa theksoi se kontributi i emigrantëve ndikoi në zhvilimin ekonomik.

Edi Rama:

45 vite, janë e vetmja periudhë e shqiptarëve mbi tokë pa emigracion, qoftë para luftës së dytë botërore apo lufta brenda mureve, shqiptarët hyjnë pa frikë në popujt më të lëvizshëm të Europës, kemi ikur ikim e do ikim, trendet e kthimeve do variojnë gjithnjë. Ky ësht fakt dhe këtë fakt nuk e luan dot asnjë top propagande politike në baltën mediatike, në këtë fazë ku kemi hyrë prej 3 dekadash më shumë kemi ikur sesa jemi ktheyr, këtë fakt askush asnjë qeveri dhe as vetë mbinjeriu të zbriste mbi tokë nuk e ndryshon dot.

Në Europë dallga shpërtheu digën gjigande të Komunizmit nxorri në perëndim turmën më të madhe të emigrantëve që lan Shqipërinë në një periudhë shumë të shkurtër, gati në 30 vjet. Po kush si dhe pse xhanëm në fund të fundit mund ta përmbante këtë fuqi pa cënuar lirinë ku niveli i jetesës është, sot shumë më shumë e mirë. Me kë mund të krahasohej izolimi shqiptar dhe shifrat e prapambetjes shqiptare me vende të kësaj gjysme, vendeve komuniste.

Jo më kot krahasuar me vetveten Shqipëria ka bërë në këto 30 vite të fundit progresin më të madh në ato shifra sesa krejt vendet e tjera ish komuniste që krahasohen me vetveten e tyre.

Gjatë tranzicionit Shqipëria i shkaktoi vetes falë keqqeverisjes kronike dëme me vonesa që asnjë vend tjetër ish komunist nuk i pësoi në kurriz, Në transformim, rolin kyç e pati pa diskutim emogracioni. Pa emigracionin masiv, Shqiëpria do ishte një e vdekur klinike, shtrihej përtokë në mes të Europës. Nëse do ishin përfunduar bamet e bumet me kulminacione të paimagjunshme pa diskutim sot do kishim shkuar shumë më para. Imagjinoni sa kohë humbëm duke vjedhur dritat, shpërdoruar ujin, lesh e li pronën, rrumpallizuar arsimin, lënë pas dore ssistemt shëndetësore, tribalizuar administratën e me radhë. Humbën faktikisht shanse të mëdha për krejt një gjeneratë që lindën në vitet 90 dhe u rritënnë një vend kaotitk, qeverisja ishte një xhaz i rrëmujshëm, fëmijët rriteshin me diploma falso, ndërsa të rinjtë të tjerë hynë në rrugën e jetës përpiqeshin të bënin plane.

Me reformën që nisëm, me guxim, vetëm 7 vjet më parë po të nisnin 27 vjet më parë vendi do ishte më i pasur më i zhvilluar, s'do flsnim për ujin 24 orë që nuk vjen kudo, as për linjat elektrike as për shkollat kur ende nuk është vënë dorë në pika të caktuara.

Debati për këtë temë nuk ka shkuar përtej sherrit. Edi Rama përzuri një milion, erdhi Edi Rama ikën 600 mijë, por si janë faktet? Emigracioni dha kontributin e saj, në ekonomi. Sipas Harvard, pas krizës deri neë 2014 u kthyen nga Greqa 134 mijë persona, djem dhe burra të angzhuar mes viteve 2011-2014 në forcën e këtushme të punës, mbi 50 % e tyre me bujqësi. Kjo ka zbutur impaktin goditës të ekonomisë me 70 %. Emigrantët e kthyer në atë fazë u angazhuan në vetëpunësim dhe punë në fshat.

*Tiranapost.al.