6 zonat të Tiranës do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike ditën e nesërme. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët se do të kryhet një ndërhyrje në remontin e parashikuar në disa fidera të NST dhe për pasoja disa zona do mbesin pa drita për 4 orë.
Lexo njoftimin e plotë:
Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 3 mars
Për shkak të remontit të parashikuar në disa fidera të NST Uzina e Traktorëve, në datën 3 mars gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
Kodra e Priftit, Shkozë, Kodra e Kokonozeve,
Ish Parku Komunal, pallatet prane Oxhakut te ish- shkolla e Bashkuar, Porcelani.
*Tiranapost.al.