Aktualitet

OSHEE: Përmirësohet situata në 80% të vendit, problem vetëm këto zona

OSHEE nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se situata e rënduar e energjisë elektrike është përmirësuar në më shumë se 80% të vendit. Zonat që mbeten problematike janë Dibra dhe Vlora, për shkak të motit të keq që ka shoqëruar ditën e djeshme dhe ka sjellë pasoja në rrjetin elektrik.

OSHEE: Përmirësohet situata në 80% të vendit, problem

Sipas OSHEE, probleme janë shfaqur në zonat rurale, të cilat furnizohen me rrjet ajror dhe gjatësi dhjetëra kilometra.

Afro 95% e defekteve janë shfaqur në fshatra, zona të thella, ku me rënien e borës dhe shpejtësinë e erës deri në 150 km, kanë sjellë defekte në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulet.

Nga raportimi i orës 12:00, rezulton se ka përmirësim në të gjitha rajonet e vendit, në masën 80% dhe rikuperim të defekteve brenda 2 orësh me normalizmin e motit.

Problem mbeten rajoni i Dibrës ku në disa zona bora arrin 60 cm dhe në Vlorë prej stuhisë me erë të fortë.

Brigadat e OSSH ndodhen në gatishmëri të plotë prej më shumë se 3 ditësh, dhe puna është organizuar duke përforcuar zonat e caktuara me stafe shtesë dhe bazë materiale.

OSHEE: Përmirësohet situata në 80% të vendit, problem

Tiranapost.al