Aktualitet

OSHB klasifikon mutacionin indian të virusit: Shqetësim global

OSHB klasifikon mutacionin indian të virusit: Shqetësim global

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka klasifikuar variantin indian të koronavirusit si mutacion shqetësues global.

Sipas OBSH, studimet paraprake kanë treguar se mutacioni B.1.617 përhapet më lehtë sesa variantet e tjera dhe kërkon studim të mëtejshëm. Varianti tashmë është përhapur në më shumë se 30 vende të botës.

Varianti po studiohet për të vërtetuar nëse është përgjegjës për një rritje viktimash dhe të sëmurësh rëndë në Indi. India raportoi 366,161 infeksione të reja dhe 3,754 vdekje të hënën, duke vendosur një rekord të ri. Ekspertët thonë se shifrat aktuale mund të jenë shumë më të larta nga sa raportohen.

Qeveria indiane thotë se ka prova të një lidhje midis variantit dhe valës së dytë vdekjeprurëse të Indisë.

Qeveria e Kryeministrit Narendra Modi po vihet nën presion për të shpallur një bllokim mbarëkombëtar për të ndaluar përhapjen e virusit. Ai gjithashtu po përballet me kritika për lejimin e grumbullimeve masive në festivalet hindu dhe tubimet zgjedhore.

Vetëm 2.5% e popullsisë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës deri më tani në Indi.

OBSH thotë se vaksinat aktuale do të vazhdojnë të jenë efektive kundër variantit indian, megjithëse mund të ketë disa prova të "reduktimit të neutralizimit" ose uljen e efektivitetit.

*Tiranapost.al.