Operacioni ‘Shpirti’ arreston për trafik droge 38 shqiptarë dhe italianë, mes tyre prokurorë

Një operacion i madh në luftën kundër drogës, korrupsionit dhe pastrimit të parave është koordinuar dhe finalizuar nga sektori i Antimafias në Itali. Operacioni që përfshin edhe Shqipërinë ishte koduar si “Shpirti”.
Prokurori i Antimafias në Itali ka lëshuar 38 urdhër-arreste dhe kreu i SPAK Arben Kraja në Shqipëri i ka ekzekutuar Urdhër-Arrestet. Në orën 10.30, zyrtarët do të dalin në një konferencë shtypi.
Operacioni është koordinuar nga selia e Eurojust në Hagë.
Të arrestuar janë:
– Ilirjan Balla – Shefi i Seksionit Kundër Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë
– Festim Lelaj – Ish-oficer policie
– Saimir Kurti – Drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë
– Maksim Sota – Prokuror në Prokurorinë e Vlorës
Pas arrestimit do të konfiskohet edhe pasuria e subjekteve nën hetim.
Hetimet e operacionit “Shpirti” kanë nisur që në 2018-ën.