Aktualitet

Operacioni për rikthimin nga Siria vazhdon derisa të kthehet dhe shqiptari i fundit

Operacioni për rikthimin nga Siria vazhdon derisa të kthehet dhe

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Parlamentar të Sigurisë është folur edhe se si do të veprohet me shqipytarët e mbetur në kampet siriane.

Sipas kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano operacioni në Siri do të përfundojë deri kur në vend të kthehet edhe shqiptari i fundit që ndodhet në shtetin islamik, por po pritet të krijohen kushtet e duhura për të ndërhyrë.

“Kur ka të dhëna apo ngjarje kriminale fillon hetim për çështjen e ankesave dhe është shërbim i Ministrisë së Brendshme, ato janë kompetentë vetë. Nga ana jonë, konkludohet për shkelje administrative dhe masa ndëshkimore që duhet të marrin punonjësit e policisë. Në lidhje me aktivitetin e çdo personi ndërtohet punë dhe kjo është punë policore, e cila nuk duket në sytë e qytetarëve e të mediave, por është punë voluminoze që kryen policia në bazë të detyrimit që ka ndaj ligjit.

Veçse është detyrim shkëmbimi i informacionit me parterët ndërkombëtarë, kjo shihet si një mundësi më tepër dhe një aset në duart e policisë për të përdorur rezultatet. Për 21 janarin nuk kam çfarë të them, sepse është ende në hetim. A do të vijojnë operacionet e shtetasve shqiptarë për kthimin nga Kampet në Siri? Është një operacion në vazhdim që nuk do të mbarojë ndonjëherë derisa të vij në Shqipëri edhe personi i fundit që ndodhet atje. Kemi dhënë prova që dimë ta bëjmë atë punë. Për shkak të kushteve në vend atje, e të gjitha kushteve që duhen bërë bashkë, duhet të presim pak, derisa të jemi gati për operacionin e radhës. Strukturat e policisë duhet të jenë aty. Jo vetëm numri i punonjësve të policisë, por edhe fokusi duhet të jetë më tepër aty ku ka nevoja”, u shpreh Nano.

Tiranapost.al