Aktualitet

OFL i nis formularë pesë të dënuarve për vrasje, pengmarrje e vjedhje

OFL i nis formularë pesë të dënuarve për vrasje,

Operacioni Forca e Ligjit, në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë ndaj pesë personave.

Bëhet fjalë për të dënuar për veprat penale si “Vrasja me paramendim”, “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Vjedhja me dhunë” e “Grupi i strukturuar kriminal”.

B. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Vjedhja”;

S. Q., banues në Tepelenë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

M. L., banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

S. H., banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

G. Ç., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.