ODIHR i beson Ditmir Bushatit monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme në Azerbajxhan
E Enjte 1 Gusht 2024, 20:39
TiranaPost
Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, do të drejtojë misionin e ODIHR për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Azerbajxhan. Misioni do të vlerësojë zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.
Bushati u prit në një takim nga Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov me të cilin diskutuan mbi rëndësinë e këtij procesi zgjedhor për vendin.
Zgjedhjet e parakoshme në Azerbajxhan do të zhvillohen në 1 Shtator.