Aktualitet

Nxënësit e Mehmet Akif sërish protestë para ministrisë së Arsimit, kundërshtojnë mbylljen e shkollës

Nxënësit e Mehmet Akif sërish protestë para ministrisë

Siç e kishin lajmëruar më herët, nxënësit e ‘Mehmet Akif’ kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e Shkollës.

Kolegji privat u mbyll disa ditë më parë me vendim qeverie për shkak se nuk plotësonte kushtet ligjore, sipas deklaratave nga Qeveria.

Por nxënësit, prindërit dhe përfaqësues të shkollës thonë se nuk ju kanë dhënë asnjë arsye mjaftueshëm të fortë për mbylljen e shkollës.