Aktualitet

Numër i lartë i aksidenteve, mbyllet autostrada Lushnje-Fier

Numër i lartë i aksidenteve, mbyllet autostrada Lushnje-Fier

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur që të mbyllë autostradën Lushnje-Fier në zonën e quajtur “pushimi i shoferit” pas numrit të lartë të aksidenteve që ndodhin.ARRSH ka vendosur të rrethojë me barriera mbrojtëse metalike për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve.

Prej vitesh zona është njohur si “njollë e zezë” për shkak të aksidenteve fatale të shumta në numër.

Të gjithë automjetet që vijnë nga vendet e jugut, si Fieri, Gjirokastra, Vlora nuk mund të kthehen më tek Pushimi i shoferit, ata do të duhet të udhëtojnë deri në rrethrrotullimin e Kolonjës për t’u kthyer në Divjakë ose Krutje.

Tiranapost.al.Z.B