Aktualitet

'Nuk u ngopa asnjëherë në spital'. Mjekja e ‘Shefqet Ndroqit’ i përgjigjet pacientit

'Nuk u ngopa asnjëherë në spital'. Mjekja e

Mjekja e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, Silva Bala përgënjeshtroi ish-pacientin Andon Qako që pretendonte se nuk ishte ngopur me ushqim në spital gjatë kohës që ishte i shtruar me Covid-19. Mjekja madje i shtron pyetjen pacientit të shëruar që në dhjetor: Pse denoncon pikërisht sot?

“Mua më vjen keq që me punën e personelit të luhet në këtë mënyrë, të sfumohet apo shkelet puna e personelit që është në detyrë 24 orë në 24. Nuk është e vërtetë që ushqimet e familjarëve nuk lejohen dhe u merret në sajë të vlerave monetare. Absolutisht jo!

Aty ka 2 personel shëndetësor, që në orare të caktuara marrin ushqimet dhe veshmbathjet që i dërgojnë në dhomat përkatëse. Kjo është të luash edhe me jetën e të sëmurëve e familjarëve, një propagandë e tillë, nuk i shërben askujt, por më shumë pacientëve.” tha Bala për News24.

Më pas shton:

“Ushqimi për të sëmurët bëhet me mjekë dietologë, sasia, yndyrnat, karbohidratet, kaloria përcaktohen nga dietologë dhe ushqimi është i duhur që duhet të marrin pacientët përmban lëndët e domosdoshme për këto pacientë. Edhe nëse pacientët kanë patur kërkesë për ushqim shtesë, nuk i kursehet askujt. Të sëmurët që nuk ushqehen dot, ngrihen nga personeli shëndetësor.” u shpreh Bala.

Më herët gjatë ditës Andon Qako në News24 hodhi akuza të rënda në drejtim të shërbimit që i është ofruar në spitalin Covid2.