Aktualitet

Nuk ndryshojnë masat ndaj Covid në vend

Nuk ndryshojnë masat ndaj Covid në vend

Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh mesditën e sotme dhe njoftoi se nuk do të ketë një ndryshim të masave anti-Covid, edhe pas një përkeqësimi të lehtë të situatës me shifrat.

Masat mbeten të njëjta. Ndalohet qarkullimi pas orës 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

-Do të jetë në fuqi përdorimi i maskave në ambientet e mbyllura, aeroporte, transporte publike, markete, qendra tregtare etj.

-Mbetet në fuqi rregulli i hyrjes së qytetarëve të huaj në Shqipëri.

-Në gjithë pikat kufitare, kërkohet prova e vaksinimit. Nëse nuk e kanë pasaportën e vaksinimit do duhet të paraqesin provën e kalimit të sëmundjes Covid brenda 180 ditëve, apo testin deri në 72 orë nëse është test PCR.

-Për shqiptarët që hyjnë dhe nuk kanë asnjë nga këto dokumente, është në fuqi vendimi për karantinë 10 ditë.

Si paraqitet situata?

Situata globale është përkeqësuar ndjeshëm. Incidenca dyjavore për Shqipërinë 221 për 100 mijë banorë.

Numri i bashkive të prekura ka shkuar në 48.

Raporti meshkuj-femra, mbetet 48-52.

Mesatarja ditore e rasteve të shtruara në spital 157.

Mesatarja e rasteve të shtruar, rëndë, është 20.

Bashkia e Gjirokastrës me 71% të popullsisë të vaksinuar, e Tepelenës e Pukës kanë ecur më mirë me vaksinimin.