Aktualitet

Nuk ka datë për konferencën ndërqeveritare, Rama: Tani që jemi mirë ne nuk janë ata

Nuk ka datë për konferencën ndërqeveritare, Rama: Tani

Nuk ka një datë për konferencën ndërqeveritare për negociatat me BE. Këtë deklaroi përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme në BE Josep Borrell i cili shtoi se megjithatë është shpresëplotë që do të mbahet shumë shpejt. Në konferencën për shtyp nga Brukseli ai iu referua disa vendeve të BE-së të cilët kërkojnë avancim më shumë nga ana e Shqipërisë para se të mbahet konferenca.

Borrell: Nuk ka datë për konferencë por kemi shprehur dëshirën që kjo konferencë të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, deri më tani nuk kemi datë të fiksuar, pavarësisht faktit që vendi ka bërë vërtetë ecuri, disa vende anëtare janë të mendimit se duhet avancuar ende më shumë para se të mbahet konferenca ndërqeveritare unë jam shpresëplotë që do mbahet shumë shpejt.

Ndërsa kryeministri Rama tha se duhet kuptuar se kjo nuk varet nga ‘detyrat’ e Shqipërisë por nga politikat e brendshme të BE-së. Rama shtoi: Kur ata ishin në kohët më të mira ne ishim ata më të keqinjtë që mund të merreshe, por tani që jemi ne mirë nuk janë ata.

Edi Rama:

Rama: Qoftë shqipëria qoftë M.Veriut, në kemi vetëm një gjë për të bërë të vazhdojmë të ecim para dhe ta bëjmë të mundur që ndryshimi të ndodhë në vendin tonë në çdo hap që institucionet të forcohen që shteti të funksionojë në mënyrë europiane dhe që qytetarët tanë të jetojnë në vende tona me standardet e BE kjo është ajo që kërkojmë. Më pas mënyra se si apo kur do ta bëjmë do të materializohet në hapa të konfirmuar zyrtairsht si konferenca e parë ndërqeveritare e dyta e treta apo terapia kolektive në gurp mes nesh dhe këtyre njerëzve këtu, megjithatë kjo nuk varet nga ne duhet ta kuptojmë këtë, jetojmë në kohë të ndyrshme jo më të mira për ne, kur ata ishin në kohët më të mira ne ishim ata më të keqinjtë që mund të merreshe, por tani që jemi ne mirë nuk janë ata. Ne do jemi krah jush.

*Tiranapost.al.