Aktualitet

Nuk ka ata, jemi bashkë! Shqiptarët e Greqisë solidarizohen mes katastrofës nga zjarret, njoftimi për ndihmat

Nuk ka ata, jemi bashkë! Shqiptarët e Greqisë solidarizohen mes

Shqiptarët që jetojnë në Greqinë që sot është në ditën e 7 në përballje me flakët dhe skenat apokaliptike, janë bashkuar për t’u ardhur në ndihmë të gjithë atyre që mund të jenë në një situatë të rënduar, ekonomike dhe jo vetëm për shkak të flakëve që ka shkatërruar shtëpi e sipërfaqe të mëdha pyjore.

Nga faqja zyrtare në Facebook Komuniteti Shqiptar Athinë anjofton se kontributi pranohet me gjithçka, duke shpërndarë e mbledhur ndihma, apo qoftë për të qenë pjesë e shërbimeve institucionale shtetërore në mënyrë vullnetare. Komuniteti shqiptar ka lënë një adresë për të gjithë personat që duan të dërgojnë ndihma për qytetarët e prekur në Greqi, jo vetëm shqiptarë por kushdo: Solidariteti është rrugëzgjidhja e vetme, shkruajnë ata.

Njoftimi i plotë:

Këto ditë tepër të vështira komunitetet emigrante, anëtarë të Forumit Grek të Emigrantëve bashkëpunojnë me Forumin Grek të Refugjatëve dhe "We Need Books" për të qenë pranë e ndihmuar të prekurit nga zjarret katastrofike.

Solidariteti është rrugëzgjidhja e vetme!

Kontribuojmë të gjithë si të mundemi, ose me punë vullnetare në shërbim të sistemit të shpërndarjes dhe furnizimit ushqimor si përmes inisiativave vullnetare, apo ato të shërbimeve institucionale shtetërore, ose duke ofruar produkte bazë ushqimore e higjienike, që do të dërgohen tek të prekurit nga zjarret në ishullin Evia dhe në zonat e Peloponezit.

Produktet që mbledhim janë:

Shishe uji / Pije të ndryshme freskuese

Snacks / Ushqime me afat të gjatë konsumimi

Krem kundër djegies / solucione për sytë / garza për plagë

Pampers për fëmijë të vegjël

Qumësht kutie

Qumësht pluhur për fëmijë të vegjël

Peceta sanitare të lagura

Produkte antiseptike/antivirale

Lista mund të ndryshojë e ripërshtatet sipas kërkesave.

Në zyrat e Forumit Grek të Refugjatëve, Stournari 57, kati i 3 -të, nga e hëna në të premte, orari 11:00-14:00, tel. 2130282976

Në bibliotekën e "We need books" rruga "Evia" 7, Kypseli

E shtunë 17.00-20.00, e djelë 12.00 - 18.00, nga e hëna në të premte 18.00-20.00, tel. 211182404.

Nuk ka ata, jemi bashkë! Shqiptarët e Greqisë solidarizohen mes

Nuk ka ata, jemi bashkë! Shqiptarët e Greqisë solidarizohen mes

Nuk ka ata, jemi bashkë! Shqiptarët e Greqisë solidarizohen mes

*Tiranapost.al.