Nuk e vrau varka, por shteti! Protestë sot për vdekjen e 7 vjeçares në Himarë me pushime

E Enjte 4 Gusht 2022, 07:27
TiranaPost
Ngjarja tragjike e Himarës do të kulmojë sot me një protestë në Tiranë.
"Nuk e vrau varka, por shteti" është motoja e protestës që do të mbahet para ministrisë se Brendshme në orën 19:00.
Protesta do të mbahet në homazh të 7-vjeçares Jonada Avdia, që u nda nga jeta në brigjet e Jonit, teksa luante në breg të plazhit të Potamit.
7-vjeçarja e lindur në Angli, kishte ardhur me familjen për pushime kur një skaf, i drejtuar nga komisari i Policisë, Arjan Tase humbi kontrollin.
Shefi i Policisë Gledis Nano, pak orë pas ngjarjes së rëndë e shkarkoi përgjithmonë nga detyra.
Protesta të heshtura ka pasur edhe gjatë ditës së djeshme në qytete të ndryshme. Qirinj janë vendosur në vendngjarje, në Policinë e Beratit, si dhe para kryeministrisë.