Aktualitet

'Nuk e gjejmë dot Adriatik Llallën'. Policia i përgjigjet SPAK për ish kryeprokurorin në arrati

'Nuk e gjejmë dot Adriatik Llallën'. Policia i

Policia e Shtetit i është përgjigjur SPAK-ut për Adriatik Llallën, duke thënë se nuk e gjejnë dot. Ai u dënua me dy vite burg por ky i fundit ndodhet jashtë vendit. Sipas SPAK dyshohet se ai është arratisur për të shmangur futjen në qeli dhe deri më tani policia nuk ka mundur ta gjejë, pavarësisht se 12 drejtori u angazhuan në kapjen e tij.

Pati disa lajme se ish kryeprokurori i dënuar ndodhej në Turqi për trajtim spitalor, por nga autoritetet nuk pati konfirmim. Policia sipas mediave televizive, tani ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të ish kryeprokurorit. Pavarësisht se vendimi për dënimin e tij ende nuk është publikuar i plotë, kjo nuk e ndal avokatin e tij të apelojë sërish.

Adriatik Llalla u shpall fajtor për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë. Ai u dënua me dy vite burg, 5 vite heqje të së drejtës për ushtrimin e funksioneve publike, si dhe iu sekuestruan disa pasuri.

*Tiranapost.al.