Një tjetër gazetar kalon në “riedukim” nga kryeministri për shkak të pyetjes

E Premte 1 Korrik 2022, 14:54
TiranaPost
Kryeministri Rama ka kaluar në të ashtuquajturin riedukim një tjetër gazetar. Gjatë konferencës për shtyp, gazetari Klevin Muka iu drejtua Olta Xhaçkës:
Sipas kodit etik, është e ndaluar që një ministre të takojë një biznesmen pa praninë e dy punonjësve të administratës publike.
Po ju zonja ministre, e keni zbatuar këtë rregull kur keni takuar bashkëshortin tuaj investitor strategjik?
Xhacka u përgjigj vetëm me një buzëqeshje pasi menjëherë pas pyetjes fjalën e mori Rama.
Tani dëgjo, tani këtu përgjigjen do ta jap unë, do kalosh në riedukim si Ambrozia në tre muajt e ardhshëm, nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi. Ti do kalosh në riedukim. Për 3 muaj. Në tetor hajde, në konferencën e tetorit, të mirëpresim të riedukuar.