Aktualitet

Një person kërcënon se do hidhet nga pallati, në zonën pranë Muzeut

Një person kërcënon se do hidhet nga pallati, në zonën

Një person po kërcënon se do të hidhet nga lartësia e një pallati në qendër të Tiranës. Ngjarja po ndodh në zonën e Muzeut Historik Kombëtar.

Mbetet e paqartë se çfarë po ndodh, ndërsa bëhen me dije vetëm inicialet e emrit të personit në fjalë, po ashtu rrethanat që kanë çuar në kërcënimin e tij për t'u hedhur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe thuhet se po negocion me personin që ndodhet në tarracën e pallatit për të shmangur rrezikun për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, Salla operative ka marrë njoftim se në Qendër, tek “Muzeu Kombëtar i Tiranës” shtetasi A. J., po tenton të hidhet nga lartësia e një ndërtese aty në afërsi.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë të cilit po negociojnë me shtetasin A. J., për zbritjen e tij.

Gjithashtu në vendngjarja janë sherbimet e ambulancës dhe zjarrfikses.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajmi në përditësim....

*Tiranapost.al.