Aktualitet

Një grek kryepeshkop i shqiptarëve! Përgjigjja e bukur që Anastas Janullatos i ktheu dikur Rudina Xhungës

Një grek kryepeshkop i shqiptarëve! Përgjigjja e bukur që

Është ndarë nga jeta sot kryepeshkopi Anastas Janullatos. Prej 32 vitesh ishte në krye të kishës Ortodokse.

Pyetjes pse një grek kryepeshkop i shqiptarëve, Janullatos iu përgjigj bukur njëherë në një intervistë përballë Rudina Xhungës, në të vetmin rrëfim për televizionet shqiptare.


"Në një kohë që kisha ishte krejt e shpërbërë pyetja shtrohej se si do rimekembej përsëri. Nuk ishte fjala për të shkuar dhe për të banuar në një shtëpi. Duhet ta ndërtonte këtë shtëpi nga gërmadhat. Çështja ishte kush do e ndërtonte këtë shtëpi. Ishte pyetur edhe Patrikana pse zgjodhët njeriun konkret dhe përgjigjja ishte: “Jo se është nga Greqia, por edhe nga Japonia të ishte, ne do të zgjedhim atë që di si bëhet kjo përpjekje.” Sepse në vitet e mëparshme pata ndihmuar kisha që kishin shumë nevojë. Kur erdha këtu bëra përpjekje për të gjetur një njeri që të bëhej episkop dhe ta merrte ai këtë përgjegjësi. Nuk kishte mbetur askush që t’i plotësonte këto kushte. Nuk dua të përmend emra shkencëtarësh të dalluar ortodoksë, mjekë qe iu luta të merrnin përgjegjësi për këtë gjë. Por ata u përgjigjen: “Ne nuk marrim vesh nga kjo punë.” Duhej një njeri që do ndërtonte nga e para çdo gjë. Nuk është fjala për një pilot që do pilotonte një avion, por duhej të rregullonte avionin e shkatërruar. Nuk duhej një shofer i mirë që do ngiste një Mercedes, por duhet të ndërtonte një makinë. Prandaj më zgjodhën mua. Për mua ishte vështirësia më e madhe. Kisha Ortodokse mund të jetë në Shqipëri, Greqi, Rusi, Rumani. Nuk janë kisha të ndryshme, por është një kishë. Ne besojmë në një kishë të shenjtë, të përgjithshme dhe apostolike. Natyrisht ka rendësi ku lind njeriu, por më shumë rëndësi ka se çfarë beson dhe përjeton. Në kohët e brumosjeve ballkanike, iu dha një theks të veçantë kombësisë së grupeve të ndryshme. Por përfundimisht kisha është një e shenjtë, e përgjithshme dhe apostolike. Kur Kisha e Shqipërisë ishte e negrotizuar, duhej dikush ta ndihmonte. Opsioni im nuk është të krijoj ndonjë koloni të ndonjë kishe tjetër. Përkundrazi, përpjekja ime ishte të bëhej një kishë e gjallë, lokale, me kuadro qytetarë shqiptarë vendas për të vazhduar më pas këtë mision", tha Janullatos.