Aktualitet

Një djalë i ri i hedh benzinë lokalit të lagjes dhe tenton t'i vërë flakën

Një djalë i ri i hedh benzinë lokalit të lagjes dhe tenton

Një djalë i ri 32-vjeçar ka tentuar të djegë me benzinë një biznes në Sarandë. Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale L.O., i cili është mbajtur në vëzhgim nga forcat e Policisë Rrugorë, pasi kryente lëvizje të dyshimta me një motor.

Në një moment ka ndaluar pranë një lokali lagjeje dhe ka hedhur benzinë duke tentuar t'i vërë flakën. Për fat të mirë nuk ka mundur t'ia arrijë qëllimit, pasi policia është shfaqur shpejt në vendin e ngjarjes.

Sipas hetimeve fillestare ai ka rezultuar si person me precedent penal. Ndërsa ende nuk bëhen me dije shkaqet përse 32-vjeçari e ka kryer këtë veprim.

*Tiranapost.al