Aktualitet

Një ditë pas shpërthimit në Lushnje, si është gjendja e të lënduarve sot

Një ditë pas shpërthimit në Lushnje, si është

Një shpërthim i fuqishëm pasditen e djeshme, në një magazinë në Lushnje i mori jetën babait dhe djalit. Teksa punonin të dy në një vinç, prekja aksidentale e tensionit të lartë rezulti fatale.

Lidion Hoxha, 24 vjeç e kishte ditën e parë të punës, që fatkeqësisht ishte edhe e fundit.

Prania e bombolave të gazit në magazine solli edhe një shpërthim të fuqishëm si pasojë e të cilit u plagosën 7 persona, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela.

Të lënduarit u transportuan në fillim në spitalin e Lushnjes dhe pastaj tek Trauma.

Një ditë pas tragjedisë, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht po kryhen hetimet për ngjarjen që deri tani është klasifikuar si aksidentale.