Aktualitet

Një ditë pas akuzave të PD për vdekjet e fshehura, një i ri dhunon mjekun në Elbasan

Një ditë pas akuzave të PD për vdekjet e fshehura, një
Foto Ilustruese

Ajo që duhet të trembeshim po ndodh. Menjëherë pas akuzave dhe pamjeve të shpërndara nga Morgu i Tiranës si sulm politik për Edi Ramën dhe qeverinë se po fsheh të vdekurit e Covid, dhe se kushtet në morg të viktimave janë të rënda, një ngjarje ka ndodhur.

Një i ri është arrestuar nga policia sepse ka dhunuar dhe kërcënuar një mjek urgjence në Elbasan.

K.G., 29 vjeç ka hyrë në spital dhe ka ushtruar dhunë ndaj mjekut Sh.K., 55 vjeç.

Menjëherë pas ngjarjes forcat policore kanë arrestuar agresorin.

Prokuroria ka nisur hetimet.