Aktualitet

Nisin punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Nisin punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar

Shqipëria e jugut do të bëhet së shpejti më aeroportin e saj ndërkombëtar, pasi ditën e sotme, kanë nisur dhe punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, në të njëjtën ditë me shpalljen e Pavarësisë 109 më parë.

Nga qyteti i Ismail Qemalit, Kryeministri Rama deklaroi me rastin e nisjes së punës për aeroportin se Vlora ka historinë e saj për sa i përket transportit ajror, sepse aty është krijuar shkolla e parë e aviacionit e vendit tonë.

Kreu i Qeverisë shtoi se Aeroporti Ndërkombëtar do të krijohet në gjurmët e aerodromit që përdorej për arsye ushtarake.

Kryeministri tregoi vështirësitë e mbërritjes në këtë ditë, pasi i është dashur të durojë padurimin e vlonjateve. Ai shtoi më tej se aeroporti i Vlorës do të jetë në aleancë me atë të Mynihut.

“Vlora ka historinë e saj përsa i përket transportit ajror. Këtu është krijuar shkolla e parë e aviacionit, ndërsa këtu ku ndodhemi është ndërtuar edhe aerodromi, që në 1920, i cili përdorej për arsye ushtarake. Mbi këtë gjurmë ne sot fillojmë një histori të re, së bashku me mik të mirë, një njeri ndër më të shquarit e sipërmarrjes sonë kombëtare, një personalitet q ëme veprat e tij e ka çuar emrin në shumë vende të botës dhe çmohet prej shumë popujve dhe shumë njerëzve për veprat që ka bërë. Kam nderin ta konsideroj edhe mikun tim, Bacën Bexhet që e falënderoj shumë për përfshirjen në këtë aventurë të përbashkët. Ndër të gjitha punët që kemi bërë për të ardhur deri në këtë ditë ka qenë më e vështira. Për dreq qëlloi të ishte një punë që do bëhej këtu në Vlorë dh mua mu desh të duroj padurimin e vlonjatëve, që janë kampionët.

Nuk ishte e thënë që ky proces të shkonte fjollë, u nis dhe u pengua disa herë për arsye objektive që nuk kishin lidhje me ne. Për dreq na u fut në mes edhe pandemia, që më shumë se çdo tjetër goditi sektorin e aviacionit. Më në fund u bë e mundur të gjendet forca e duhur për ta çuar para, që është forca e Behgjet Pacollit. Në njëfarë mënyrë gjithë ajo vonesë, ai stres të cilin vlonjatët kontribuan në mënyrë të veçantë me përqeshjet karakteristike, u kthye në mirësi sepse sot jemi këtu edhe me një aleancë fantastike për të ardhmen e aeroportit që është ai i Mynihut. Aeroporti i Mynihut vjen në Vlorë si një forcë operacionale, që garanton një menaxhim të nivelit të lartë,por garanton atë që të gjithë kane nevojë sinergjinë me aeroportet e tjera” u shpreh Rama.

Mëngjesin e sotëm, Kryeministri shpërndau edhe një postim, ku së bashku me urimin për Ditën e shpalljes së Pavarësisë, paralajmëroi nisjen e punës për aeroportin e Vlorës, ashtu siç ishte premtuar më herët.

Tiranapost.al