Nisin punimet në urgjencën e QSUT, 300 mijë euro për riparimin e dëmeve
E Martë 23 Prill 2024, 13:30
TiranaPost
Pas dy muaj e gjysmë nga zjarri i rënë në urgjencën e QSUT, ka nisur puna për riparimin e dëmeve. 300 mijë euro do të paguajë Ministria e Shëndetësisë për rikthimin në normalitet të Urgjencës së re të Sëmundjeve të Brendshme.
Punimët përfshijnë ndërtime dhe instalime elektrike në zonën e dëmtuar nga flakët. Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu e thirrur më herët në një seancë dëgjimore në Komisionin e Shëndetësisë deklaroi se Urgjenca do të rinisë punën në fund të majit.