Aktualitet

Nisin hetimet për policinë e Fierit pas ankesave për neglizhencë ndaj veprimeve problematike të Klodian Çalamanit

Nisin hetimet për policinë e Fierit pas ankesave për

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet për Policinë në Fier pas ngjarjes së rëndë, ku Mateo 8 vjeçar u vra në mënyrë makabre nga komshiu i tij Klodian Çalamani. SHÇBA ka njoftuar se pas publikimit në media të deklaratave të banorëve të fshatit Greçalli kanë nisur hetimet nëse ka patur raste të abuzimit me ligjin nga ana e punonjësve të policisë së Shtetit.

Deklarata: Pas publikimit në media të disa deklaratave prej banorëve në fshatin Greçalli të Fierit në lidhje me ngjarjen tragjike të vrasjes së të miturit nga shtetasi i dyshuar, Klodian Çalamani, SHÇBA njofton se ka nisur procedurat hetimore mbi veprimet e Policisë Fier në lidhje me denoncimet e kryera ndaj autorit përpara ngjarjes së datës 16.11.2021.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.