Aktualitet

Nis vaksinimi kundër gripit në vend, Manastirliu: Do të mbërrijnë 200 mijë doza

Nis vaksinimi kundër gripit në vend, Manastirliu: Do të

Ka nisur procesi i vaksinimit kundër gripit në vend. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit në Qendrën Shëndetësore nr.10 të kryeqytetit ka thënë se kanë mbërritur 35 mijë vaksina për virusin e gripit, ndërsa javën tjetër pritet të mbërrijnë edhe 200 mijë doza të tjera.

“Kanë mbërritur 35 mijë vaksina të gripit në raundin e parë. Kemi filluar në disa qendra shëndetësore paralelisht. Presim që javën tjetër të mbërrijnë javën tjetër rreth 200 mijë vaksina kundër gripit që do të shpërndahen në të gjitha qendrat tona shëndetësore.

Të gjitha vaksinat që janë në Shqipëria, janë të certifikuara. Ftojmë të gjithë qytetarët edhe njëherë, por edhe prindërit të vijojnë dhe të vazhdojmë këtë proces të vaksinimit. Në vende europiane ka filluar një rritje e numrit të infektimeve që do të thotë se ka nevojë të rritet ndërgjegjësimi”, ka thënë Manastirliu.

Kujtojmë se para disa ditësh ekpertja e vaksinave në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino ka deklaruar se qarkullimi i gripit e vështirëson pandeminë pasi me dy sëmundje respiratore pesha mbi spitalet, sistemin dhe familjet rritet. Bino ka rekomanduar marrjen e të dyja dozave.

Tiranapost.al.Z.B